Site icon Akademi foundation

FAQs

Kjo platformë e bën tepër të lehtë për shkollat ​​që të mbledhin fonde për një sërë nevojash të ndryshme që mund të kenë. Duke nisur nga mbledhja e fondeve për libra, tek kërkesa nga donatorët për të financuar tavolina dhe karrige të reja për klasën tuaj, kjo platformë është krijuar për t’ju lejuar lehtësisht të krijoni një fushatë, të publikoni progresin tuaj dhe të përditësoni donatorët për fushatat e krijuara nga ju. Nëpërmjet kësaj platforme shuma do të transferohet direkt tek ju, pa afate, ndërmjetës apo kosto të fshehura, fondet e mbledhura do të jenë tërësisht tuajat.

Shkollat ​​që përdorin këtë platformë mund të mbledhin fonde për çfarëdo kauzë apo problematike që mund ta konsiderojnë të rëndësishme për institucionin dhe studentët e tyre. Nëse çatia ka nevojë për rregullim, ose laboratori i Teknologjisë së Informacionit ka nevojë për rinovim, shkollat ​​mund ta përdorin këtë platformë për të mbuluar shpenzimet që buxheti i tyre nuk është në gjendje të mbulojë.

Falë bashkëpunimit tonë me Raffeisen Bank, kjo platformë përdor teknologjinë më të mirë kriptografike për të garantuar sigurinë e transaksioneve. Donacionet mbahen të sigurta derisa ju të vendosni të tërhiqni fondet, të cilat do të dërgohen në llogarinë bankare të zgjedhur përmes një transferte SEPA(Single Euro Payments Area).

Pasi fushata juaj nis, në çdo kohë ju mund të kërkoni të tërhiqni fondet tuaja. Tërheqja nuk e modifikon në asnjë mënyrë shumën e mbledhur. Thjesht hyni në llogarinë tuaj dhe klikoni në butonin “Tërheqje” për të marrë fondet.

Po. Meqenëse shumica e fushatave zakonisht kërkojnë fonde për të blerë të mira materiale si libra, laptopë, tavolina dhe karrige, ju mund të na kontaktoni për të kryer hapat e nevojshëm që donacioni juaj të arrijë tek marrësit. Thjesht klikoni në seksionin “Dhuroni të mira materiale” dhe ndiqni udhëzimet.

Jo. Kjo platformë nuk përfiton nga asnjë prej donacioneve të bëra për fushatat. Çdo donacion, në tërësi shkon për kauzën e zgjedhur.

 Në fund të çdo fushate shkollave do t’u kërkohet të lëshojnë vërtetimin e pagesës në faqen e fushatës, gjithashtu shkollat do të ​​inkurajohen që të vazhdojnë të përditësojnë faqen e fushatës pas afatit të përzgjedhur për të mbajtur të angazhuar donatorët në lidhje me progresin e bërë ( P.sh. ato mund të postojnë në lidhje me kontaktin me një kontraktor për çatinë e cila duhet të restaurohet, ose që librat e blerë do të dorëzohen javën në vijim).

Përmbushja e objektivit tuaj nuk është e detyrueshme. Nëse nuk e arrini qëllimin tuaj të financimit, mund të mbani të gjitha fondet që keni mbledhur deri në atë moment. Nëse arrini të mblidhni më shumë fonde se objektivi juaj, fushata juaj do të vazhdojë të mbledhë donacione dhe faqja juaj e fushatës do t’ju njoftojë se e keni arritur qëllimin tuaj.

Akoma ke pyetje?

Exit mobile version