Një Tabelë Digjitale për laboratorin tonë të Informatikës!

3 Campaigns Created|, Shqipëri
48.50%
$970.00 raised of $2,000.00 goal
Minimum amount is $10 Maximum amount is $2000
$

Përshëndetje, unë jam Ucjana Kasa dhe jam mësuese e anglishtes në Shkollën 9-Vjeçare Qamil Guranjaku në Elbasan.

Ne kemi vendosur si kolektiv të hapim këtë fushatë për shkollën tonë, me synimin ambicioz për pajisjen e Laboratorit të Informatikës së Shkollës së 9-Vjeçare Qamil Guranjaku me një Tabelë Digjitale. 

Sot, Tabelat Digjitale ofrojnë stimulimin e të nxënit tek fëmijët, sepse integrojnë dhe pasurojnë metodën tradicionale të mësimdhënies me përdorimin e imazheve, fotove, videove, të cilat mund të ndihmojnë në thellimin dhe shpjegimin e nocioneve dhe koncepteve.

Objektivi i mbledhjes së fondeve përkon me vlerën mesatare të një Tabele Digjitale, afërsisht 2000 euro. Donacionet mund të jenë anonime dhe shumat do të shkojnë drejtpërdrejt në shkollë, pa ndërmjetës.

Me kontributin tuaj shpresojmë që të gjithë nxënësit e shkollës të përfitojnë nga kjo mbështetje shumë e çmuar për ne.  

Faleminderit shumë për çdo shumë që vendosni të dhuroni!


Emri i llogarisë: Akademi Foundation
Banka Kombëtare Tregtare
Kodi Swift: NCBAALTX
IBAN: AL0220511038009125CLTJCLALLA – ALL 

Emri i llogarisë: Akademi Foundation
Banka Kombëtare Tregtare
Kodi Swift: NCBAALTX
IBAN: AL7220511038009125CLTJCFUSDF – USD

  • Donacionet me POK tani janë të mundura!